Free Mc’s – Nene qe me rrite (Official Video 4K)

March 11, 2018 - Comment

Facebook: https://www.facebook.com/ArkivaShqip Muzika: Baçi Nebiu, G.Llanaj Teksti: Romir Llanaj Orkestroi:Bledi Telha Fisarmonikë: Baçi Nebiu Klarinetë: Jovan Mino Video: Cinefocus GT production Refren(X2) Do t’i mbledh rrezet e Diellit, do marr bukurinë e Hënës, do marr kaltërsinë e qiellit, do t’ia bëj dhuratë Nënës! (Strofa 1) Sa shumë dedikime e sa këngë janë kënduar, sa vargje

Facebook: https://www.facebook.com/ArkivaShqip
Muzika: Baçi Nebiu, G.Llanaj
Teksti: Romir Llanaj
Orkestroi:Bledi Telha
Fisarmonikë: Baçi Nebiu
Klarinetë: Jovan Mino
Video: Cinefocus GT production

Refren(X2)
Do t’i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t’ia bëj dhuratë Nënës!

(Strofa 1)
Sa shumë dedikime e sa këngë janë kënduar,
sa vargje janë thurur e sa poezi janë shkruar,
sa shumë frymëzime që nga zemra kanë buruar,
për Ty Nëna ime, dashuri e pashteruar!
Nënë që më rrite je ikonë dhe hyjni,
se përpara teje unë gjithmonë ndiej fëmijë,
Ti je mishërimi i fjalës dhembshuri,
sepse vetëm Nëna e ka mrekullinë në gji!

Lulet e pranverës,
do t’i bëj buqetë,
do t’ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t’i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t’ia bëj dhuratë Nënës!

(strofa 2)
Për Ty Nëna ime unë do këndoj një jetë,
se ti mi ke kënduar ninullat që në djep,
asgjë nuk më kërkove gjithmonë ti vetëm jep,
je dhe do të mbetesh njeriu më i shtrenjtë!
Jetën më dhurove ti je Perëndi dhe Zot,
Nënë fjalë e shenjtë, si Nëna s’ka në botë,
fjala më e ëmbël dhe dora më e ngrohtë,
gjiri që një jetë pikon qumësht edhe lot!

Lulet e pranverës,
do t’i bëj buqetë,
do t’ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t’i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t’ia bëj dhuratë Nënës!

Comments

Write a comment

*

**************